Politike

Përfundon vizita/ Ish-presidenti Thaçi largohet drejt Hagës, mbështetësit brohorasin me thirrjet ‘UÇK UÇK’

Ai po dërgohet nën mbikëqyrjen e madhe të njësisë speciale dhe mbrojtjes së Speciales.

22 Mars 2025, 15:03 Nga E. D
Përfundon vizita/ Ish-presidenti Thaçi largohet drejt Hagës,
Hashim Thaçi

KOSOVË- Ish presidenti Hashim Thaçi pas vizitës dy ditore në Kosovë, është larguar për në Hagë, ku vazhdon paraburgimin. Ai po dërgohet nën mbikëqyrjen e madhe të njësisë speciale dhe mbrojtjes së Speciales.

Ish-presidenti u largua nga ambientet e EULEX-it nën duartrokitjet dhe brohoritjet e mbështetësve të tij që ishin mbledhur aty dhe brohorisnin me thirrjet “UÇK, UÇK”.  Më herët, ai u takua me bashkëshorten dhe vëllezërit e tij.

Kjo ishte hera e parë që Thaçi qëndroi kaq gjatë në Kosovë që kur ndodhet në paraburgim prej vitit 2020. Një ditë më parë ai pati mundësi që të vizitonte varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi. Ai u përcoll për në banesën e fundit më 18 Mars, por ish presidenti nuk mori leje për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

hashim thaçi

Sondazh

Poll