Bota

Më shumë se 20 zjarre aktive në Korenë e Jugut, humbin jetën dy zjarrfikës, dy të tjerë të zhdukur

Presidenti në detyrë, Choi Sang-mok bëri thirrje për çdo përpjekje për të shuar zjarrin para perëndimit të diellit pasi zjarret po përhapeshin me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

22 Mars 2025, 15:42 Nga N.F
Më shumë se 20 zjarre aktive në Korenë e Jugut, humbin
Foto ilustruese

KORE E JUGUT- Dy zjarrfikës janë gjetur të vdekur në Korenë e Jugut dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Në Kore raportohen se janë aktivë më shumë se 20 zjarre të cilat shpërthen ditën e sotme në zona të ndryshme të vendit.

Presidenti në detyrë, Choi Sang-mok bëri thirrje për çdo përpjekje për të shuar zjarrin para perëndimit të diellit pasi zjarret po përhapeshin me shpejtësi për shkak të erërave të forta. Zjarrfikësit që u gjetën të vdekur po përpiqeshin të shuanin një zjarr në provincën Jugore Gyeongsang që shpërtheu dje dhe kishte djegur 2,750 hektarë. Më shumë se 200 banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Qeveria e Koresë së Jugut e shpalli zonën një gjendje katastrofe.

zjarre ne korene e jugut

Sondazh

Poll