Bota

Të shtëna me armë zjarri në New Meksiko, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Zona është rrethuar nga perimetri i sigurisë, ndërsa po punohet për zbardhjen e të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

22 Mars 2025, 13:07 Nga E. D
Të shtëna me armë zjarri në New Meksiko, raportohet për
foto ilustruese

SHBA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në New Meksiko, në SHBA. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri dyshohet se ka një viktimë dhe disa të plagosur. Ndërkohë forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zona është rrethuar nga perimetri i sigurisë, ndërsa po punohet për zbardhjen e të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

“Policia e Las Cruces po merr ndihmë nga Policia e Shtetit të Nju Meksikos, Zyra e Sherifit të Kontesë Dona Ana, FBI dhe agjentë nga Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve.

Zona përreth Young Park, veçanërisht Rruga Walnut në jug të Lohman Avenue, është e mbyllur përkohësisht për trafikun. Policia inkurajon shoferët që të përmbahen nga udhëtimi ose hyrja në atë zonë," thanë autoritet. 

te shtena me arme ne meksiko

Sondazh

Poll