Bota

VIDEO/ Shembet ura në Ekuador, humbin jetën katër persona

Aksidenti ndodhi të mërkurën në një fshat të vogël, Daule, në pjesën jugperëndimore të vendit, kur u shemb një urë që lidh dy brigjet e lumit Magro, ndërsa në të ndodheshin katër kamionë, një mjet tjetër dhe dy motoçikleta.

22 Mars 2025, 14:46 Nga E. D
VIDEO/ Shembet ura në Ekuador, humbin jetën katër persona
foto ilustruese

EKUADOR- Të paktën katër persona humbën jetën kur një urë e varur 200 metra e gjatë u shemb në jugperëndim të Ekuadorit. Aksidenti ndodhi të mërkurën në një fshat të vogël, Daule, në pjesën jugperëndimore të vendit, kur u shemb një urë që lidh dy brigjet e lumit Magro, ndërsa në të ndodheshin katër kamionë, një mjet tjetër dhe dy motoçikleta. Sekretariati informoi dje përmes X se katër trupa të të zhdukurve u gjetën dhe kërkimi për personin e pestë vazhdoi.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre”, shtoi ai.

Më herët gjatë ditës së djeshme u fol për tre të vdekur, dy të zhdukur dhe pesë të plagosur në gjendje stabile. Sipas të dhënave fillestare të hetimit, ka pasur një ngarkesë të tepërt në urë, tha kreu i qeverisë lokale në provincën e Guayas, Marcela Aginaga. Ura u shemb ndërsa Ekuadori po kalon sezonin e tij të shirave, i cili është i dendur.

Rreth 20 persona kanë vdekur dhe 45 ura janë dëmtuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet, sipas sekretariatit të menaxhimit të fatkeqësive.

ekuador

Sondazh

Poll