Bota

Tragjedia në Koçan/ Shtatë persona u dërguan për kurim në Spanjë, Ambasada spanjolle: Gjendja e tyre, e qëndrueshme!

Dje ata mbërritën në Spanjë dhe pas kryerjes së kontrolleve të para mjekësore dhe u konfirmua se ndodhen në gjendje stabile.

22 Mars 2025, 13:56 Nga E. D
Tragjedia në Koçan/ Shtatë persona u dërguan për
foto ilustruese

KOÇAN- Ambasada spanjolle përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të shtatë të lënduarit nga zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan, të cilët u transportuan për trajtim në Spanjë, janë në gjendje të stabilizuar.

Dje ata mbërritën në Spanjë dhe pas kryerjes së kontrolleve të para mjekësore dhe u konfirmua se ndodhen në gjendje stabile. Trajtimi i mëtejshëm ka filluar tashmë në spitalet përkatëse, shkruan Alsat M.

Po ashtu, Ambasada njoftoi se mbreti Felipe VI i Spanjës i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, pas tragjedisë që ndodhi në Koçan.

Çfarë ndodhi në diskotekën "Puls"?

Zjarri në lokalin e natës në Koçan shpërtheu në orët e para të së dielës pasi shkëndijat e mjeteve piroteknike, të përdorura për efekt ndriçimi, ia vunë flakën çatisë. Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa Grupi DNK po performonte. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se çatia e lokalit u dogj dhe u shemb në disa vende, duke lënë të ekspozuara dhe të nxira trarët e tij të brendshëm prej druri.

Si pasojë e zjarrit 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë mbetën të plagosur. Gjithashtu 20 prej të lënduarve dhe tre të vdekur janë nën moshën 18-vjeçare,  Mbi 155 persona janë shtruar në spitale kryesisht në klinikat e Shkupit dhe qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit. Po ashtu 20 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Disa pacientë u dërguan për mjekim në Bullgari, Serbi dhe Greqi. 

tragjedia ne kocan ambasada spanjolle

Sondazh

Poll