Bota

"Ndihet si miku i tij..."/ I dërguari special i presidentit amerikan: Putin shkoi të lutej kur Trump u qëllua!

Witkov i ftuar në podkastin e Tucker Carlson tha se gjatë takimit të tij të dytë me Putinin, presidenti rus i tregoi se si reagoi kur mësoi për atentatin ndaj Trump.

22 Mars 2025, 10:12 Nga E. D
"Ndihet si miku i tij..."/ I dërguari special i presidentit
Vladmir Putin dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti rus Vladimir Putin u lut për Donald Trump pas atentatit kundër tij korrikun e kaluar. Këtë zbulim e ka bërë i dërguari special i presidentit amerikan, Steve Witkoff , i cili ka vizituar dy herë Moskën për të folur për kushtet e armëpushimit me Ukrainën.  Witkov i ftuar në podkastin e Tucker Carlson tha se gjatë takimit të tij të dytë me Putinin, presidenti rus i tregoi se si reagoi kur mësoi për atentatin ndaj Trump.

“Kur presidenti u qëllua, ai shkoi në kishën lokale, u takua me priftin e tij dhe u lut për të”, tha Witkov për Putinin.

Witkon tha me tej se Putin ndihet si miku i tij dhe po lutej për mikun e tij. Ai gjithashtu shtoi se këtë histori ia ka treguar Trumpit, i cili u emocionua. Korrikun e kaluar, Trump po fliste me mbështetësit pranë Butler, Pensilvani, kur u qëllua nga 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks.

Një zëdhënës i Kremlinit më pas fajësoi për të shtënat kundërshtarët politikë të Trump. Witkoff zbuloi gjithashtu se Putini kishte porositur një "portret të bukur" të Trump nga një artist rus, të cilin ai ia kishte dhënë Trumpit.

Trump ka shprehur prej kohësh admirimin e tij për Putinin, duke e quajtur atë një "gjeni" dhe një "udhëheqës të fortë", mes përshkrimeve të tjera lajkatare, duke i bërë kritikët e tij ta akuzojnë atë se është "i butë" ndaj Kremlinit. Në fillim të kësaj jave, të dy liderët folën me telefon për rreth dy orë për të diskutuar përfundimin e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, me Trump që e përshkroi bisedën si "shumë të mirë dhe produktive".

vladimir putin donald trump

Sondazh

Poll