Aktualitet

VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Fier-Seman, plagosen dy persona

Automjeti tip “BMW” përplas një karrocë në afërsi të Hoxharës, dy të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21 Mars 2025, 21:23 Nga A.Ll
VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Fier-Seman, plagosen dy persona
Pamje nga aksidenti ne Fier-Seman

FIER - Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Seman, pranë vendit të quajtur Hoxhare. Një automjet tip “BMW” ka goditur nga pas një karrocë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit si dhe një banor i zonës, rreth 70 vjeç, i cili drejtonte karrocën. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe disiplinimin e trafikut në zonë.

 

 

 

aksident fier-seman plagosen dy persona

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Mars 2025, 21:12 N.F

105 milion EURO humbje te Air Albania!

Foto TIRANË- Në vitin 2018 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për përcaktimin e procedurave të krijimit të s...