21 Mars 2025, 21:12
Nga N.F
Foto
TIRANË- Në vitin 2018 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për përcaktimin e procedurave të krijimit të shoqërisë Air Albania”, ku sanksionohej se kompania do të operonte në fushën e transportit ajror dhe do të kishte ortakë kompaninë publike Albcontrol si përfaqësuese të interesave të shtetit shqiptar dhe dy shoqëritë e tjera Turkish Airlines me kapital turk dhe MDN Investiment me kapital shqiptar, në pronësi të biznesmenit Sinan Idrizi. Vendimi përcaktonte se Albcontrol bashkë me ortakun tjetër shqiptar duhej të zotëronin jo më pak se 51% të kapitalit të shoqërisë, me qëllim që kompania të kishte identitetin shqiptar të premtuar nga kryeministri.
Dhe kështu ndodhi. Në shtator të vitit 2018 qeveria miratoi aktin e themelimit të kompanisë Air Albania, ku 49% e aksioneve zotëroheshin nga Turkish Airlines, 41% nga MDN Investiment dhe vetëm 10% nga Albcontrol. Përzgjedhja e Turkish Airlines dhe MDN Investimet, u krye pa garë, sepse gjithçka ishte e paracaktuar që në vitin 2017, kur kryeministri Edi Rama priti në një takim drejtorin ekzekutiv të kompanisë turke të fluturimit, ku të dy shpallën publikisht projektin për krijimin e Air Albania.
Interesat e vërteta të kryeminstrit Edi Rama dhe pyetjes se përse zgjodhi procedurën pa garë për të bërë aksionere kompaninë Turkish Airlines nisën të marrin përgjigje disa muaj më vonë, kur kryeministri filmohet duke udhëtuar me një avion charter me kodin TC-ANA, i njëjti avion që ka shërbyer për vite si avion qeveritar i Turqisë. Mjeti fluturues superluksoz, ka disa ambiente të ndara në funksion të një personi të vetëm, bar, restorant, poltrona relaksues, dhomë gjumi dhe banjo luksoze. Pas kësaj shfaqjeje mediat investigative publikuan një marrëveshje të kompanisë Air Albania me Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, ku kjo e fundit merrte përsipër që të paguante shpenzimet e udhëtimeve të kryeministrit, të mbështetura në kërkesën që kishte bërë vetë kabineti dhe zyra e protokollit.
Mirëpo në të dhënat publike të thesarit të shtetit ku pasqyrohen të gjitha pagesat, që institucionet shtetërore kryejnë për palë të treta, nuk rezulton asnjë pagesë që Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare të ketë bërë për Air Albania. Me pak fjalë marrëveshja me drejtorinë e shërbimeve qeveritare ka qenë e gjitha një genjshtër, ndërkohë që shqiptarët ende nuk e dinë se kush ka financuar udhëtimet e kryeministrit. Dyshimet janë që udhëtimet e charterit kryeministror janë financuar një pjesë nga klientët që kanë prere dhe kanë paguar biletat e kompanisë Air Albania dhe një pjesë nga kompania private Turkish Airlines, me kujdesin e veçantë të presidentit turk Erdogan.
Ndërkohë, Air Albania, që nga momenti i themelimit e deri më sot nuk ka bërë publike në asnjë moment bilancet ekonomike. Por edhe ortakët shqiptarë, si Albcontrol dhe MDN Investimet, nuk kanë bërë publike të dhënat financiare të kësaj kompanie. Po ashtu as Autoriteti i Aviacionit Civil, edhe pse e ka përgjgejësi, nuk e ka monitoruar shëndetin financiar të Air Albania. Ndërsa, Turkish Airlines, ka bërë publike të gjitha humbjet dhe detyrimet e Air Albania nga viti 2019-2024, ku rezulton se në total janë 105 milionë dollar humbje dhe borxhe të kompanisë shqiptare vetëm për Turkish Airlines.
piranjat air albania albcontrol
Aktualitet
21 Mars 2025, 20:54
r.ll
dash
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin "Çështjet e Zbatimit të Ligjit/Strategjia Ndërkombëtare e Kontr...
Aktualitet
21 Mars 2025, 20:05
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, departamenti për Byronë për &C...
Aktualitet
21 Mars 2025, 20:04
A.Ll
TIRANA - Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, bëri me dije se dy kadetë...
Aktualitet
21 Mars 2025, 19:25
A.Ll
Pamje nga zjarri ne Delvine
DELVINA - Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbi Delvinë, duke ngritur shqetësime p&eum...
Aktualitet
21 Mars 2025, 18:56
N.F
Foto ilustruese
TIRANË-Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, departamenti për Byronë për &Cc...
Aktualitet
21 Mars 2025, 18:34
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të...
Aktualitet
21 Mars 2025, 17:30
r.ll
zjarri
VLORË- Një zjarr ka shpërthyer ditën e sotme pranë fabrikës së këpucëve në fshatin Babic, ...
Aktualitet
21 Mars 2025, 17:11
r.ll
kater viktimat
TIRANË- Katër të rinj kanë humbur jetën ditën e djeshme nga një aksident tragjik që ndodhi në F...
Aktualitet
21 Mars 2025, 16:43
N.F
Gabriela Martinez
TIRANË- 47-vjeçarja në foto është kolumbiania, Gabriela Martinez. Ajo së bashku edhe me persona të ...
Aktualitet
21 Mars 2025, 16:18
E. D
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një apartament është përfshirë nga flakët mbasditen e sotme në lagjen “18 S...