Rrjeti i prostitucionit në Tiranë, kjo është tutorja 47-vjeçare që drejtonte aktivitetin nga Kolumbia (FOTO)
Gabriela Martinez TIRANË- 47-vjeçarja në foto është kolumbiania, Gabriela Martinez. Ajo së bashku edhe me persona të ...
Ajo ka treguar se ditën e aksidentit të dy vëllezërit kishin shkuar bashkë me shokun e tyre në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre i cili ishte kthyer nga Gjermania.
TIRANË- Katër të rinj kanë humbur jetën ditën e djeshme nga një aksident tragjik që ndodhi në Fushë-Prezë. Makina e tyre u përplas me një betoniere duke shpërthyer në flakë ndërsa të rinjtë Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Andi Laçi dhe Enrikejd Kurti u dogjën brenda mjetit.
Në një lidhje telefonike për emisionin "Me Zemër të Hapur" në News24 ka reaguar edhe një familjare e tre prej viktimave në familjen Laçi. Ajo ka treguar se ditën e aksidentit të dy vëllezërit kishin shkuar bashkë me shokun e tyre në aeroportin e Rinasit për të marrë kushëririn e tyre i cili ishte kthyer nga Gjermania.
Sipas saj në momentin që janë kthyer makina është përplasur me betonieren e cila kishte ndaluar në rrugë. Gjithashtu theksoi se djemtë kishin kërkuar ndihmë, por shoferi i betonieres nuk i kishte ndihmuar duke mos i hapur derën, përkundrazi ai ishte larguar.
“Ne kemi këtë informacion. Ka lënë punën në orën 10 të darkës, Andi që ka vdekur, punon berber në Fushë Krujë, ka marrë kushëriri i vet në telefon, janë bashkuar me shokun që punonte tek servisi i telefonave, ky djali nga Fushë Kruja, se ne na kanë vdekur tre çuna, dy vëllezërit dhe kushëriri. Kushëriri është djali i kunatit tim. Ka marrë ky kushëriri këto vëllezërit, edhe këtë shokun e vet iu ka thënë hajde t’i dalim para vëllait që kemi se po kthehet nga Italia. Kanë ikur atje. Kur kanë zbritur nga Aeroporti, kanë marrë në telefon prindërit dhe iu kanë thënë se janë duke ardhur me gjithë djalin.
Katër ditë kishin që e kishin blerë makinën e re. Kur kanë ardh këtej janë përplas me atë betonierën. Çunat kanë bërtit “ndihmë bre”, por ai i betonierës nuk ka dalë për t’ua hap derën. Kanë qenë gjallë fëmijët brenda. Ai që është përplas me ta, vetëm ka ikur, nuk iu ka dhënë ndihmë çunave tonë. Se nëse do iu kishte dhënë ndihmë, t’ju kishte vënë presionin e ujit që ka pasur në betoniere, fëmijët tonë do ishin gjallë sot. Jo me na çu katër xhenaze në tokë ne.”, tha ajo.
Gabriela Martinez TIRANË- 47-vjeçarja në foto është kolumbiania, Gabriela Martinez. Ajo së bashku edhe me persona të ...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Një apartament është përfshirë nga flakët mbasditen e sotme në lagjen “18 S...
Foto ilustruese KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve për krime lufte kund&e...
Foto ilurtsuese TIRANË - Në natën mes të shtunës dhe të dielës akrepat e orës shkojnë 60 minuta para duke...
Taulant Balla TIRANË- I dërguari politik i Ramës për disporën Taulant Balla ka zhilluar ditën e djeshme një takim me shq...
TIRANË- Sistemi RASFF i Bashkimit Evropian, i cili mundëson shkëmbim të menjëhershëm informacioni, ka njoftuar autoritetet...
Petrelë TIRANË - Kultura fetare në Shqipëri dhe harmonia pritet të mishërohen në një Park që është p...
Floriri TIRANË - Një 39-vjeçar me origjinë turke është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për kon...
Saimir Hoxha, administratori i firmës 'Hel Jon' FUSHË-PREZË- Firma ku punonte drejtuesi i betonieres, 24-vjeçari Aleksandër...
Foto nga vendi i ngjarjes FUSHË-PREZË- Të tjera detaje vijojnë të zbardhen për aksidentin tragjik të ndodhur mbr&eu...