Aktualitet

VIDEO/ Alarm në Delvinë, një tjetër vatër zjarri kërcënon zonën

Pas zjarrit pranë Varrezave të Dëshmorëve, një tjetër vatër përfshin shkurre dhe fier në Kakodhiq, zjarrfikësit në luftë me flakët

21 Mars 2025, 19:25 Nga A.Ll
VIDEO/ Alarm në Delvinë, një tjetër vatër zjarri
Pamje nga zjarri ne Delvine

DELVINA - Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbi Delvinë, duke ngritur shqetësime për përhapjen e flakëve në zonën e fshatit Kakodhiq, Njësia Administrative Delvinë. Sipas shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Bashkinë Delvinë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe fier poshtë qendrës së banuar të fshatit.

Menjëherë pas raportimit të flakëve, një automjet zjarrfikës dhe grupi i shërbimit janë nisur drejt zonës për të lokalizuar dhe izoluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Aktualisht, zona e banuar nuk është e rrezikuar, por era e fortë mund të vështirësojë operacionin.

Kjo vatër zjarri vjen vetëm një ditë pas incidentit të ngjashëm në Delvinë, ku flakët përfshinë zonën pranë Varrezave të Dëshmorëve të qytetit. Situata po monitorohet nga afër, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim për të shmangur dëme të mundshme

zjarri delvine kokodhiq

Sondazh

Poll