Bota

Ritet bilanci nga tragjedia në Novi Sad/ Pas 4 muajsh shënohet viktima e 16-të, ndërron jetë një 18-vjeçar

I riu bëhet kështu viktima e 16-të e kësaj tragjedie që ka bërë që studentë dhe qytetarë në Serbi të protestojnë prej muajsh. Sipas mediave vendase, viktima është 18-vjeçari Vukashin Crnçeviç i diplomuar në gjimnaz, i cili më 27 janar u transferua në Akademinë Mjekësore Ushtarake (MMA) nga Qendra Klinike Universitare e Vojvodinës, ku gjendja e tij ishte kritike, por stabile.

21 Mars 2025, 14:02 Nga M.B
Ritet bilanci nga tragjedia në Novi Sad/ Pas 4 muajsh shënohet viktima
Foto ilustruese

SERBIA- Një i ri i cili mbeti i plagosur rëndë nga shembja e një tende në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ka ndërruar jetë pas 4 muajsh e 20 ditësh luftë për jetën. I riu bëhet kështu viktima e 16-të e kësaj tragjedie që ka bërë që studentë dhe qytetarë në Serbi të protestojnë prej muajsh.

Sipas mediave vendase, viktima është 18-vjeçari Vukashin Crnçeviç i diplomuar në gjimnaz, i cili më 27 janar u transferua në Akademinë Mjekësore Ushtarake (MMA) nga Qendra Klinike Universitare e Vojvodinës, ku gjendja e tij ishte kritike, por stabile.

Një flamur i zi u shfaq në ndërtesën e shkollës dhe rrjetet sociale u mbushën me mesazhe ngushëllimi. Në shenjë kujtimi, sot në disa lokacione të qytetit u mbajtën 16 minuta heshtje një minutë për çdo viktimë të humbur të aksidentit tragjik.

Ndërtesa e stacionit kryesor hekurudhor në Novi Sad ishte rihapur në korrik të vitit 2024, pas tri vjetësh rindërtimi. Aksidenti ndodhi pasi stacioni i trenit ishte rinovuar dy herë në vitet e fundit nga një koncension i katër kompanive i udhëhequr nga Kina. Hekurudha e Serbisë ngul këmbë se rinovimi nuk përfshinte strehën prej betoni, por disa ekspertë e kundërshtojnë këtë.

Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad njoftoi më 21 nëntor se 11 persona u arrestuan pasi u gjetën përgjegjës për shembjen. Mes tyre ishin ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç, dhe ish-drejtoresha e Infrastrukturës Hekurudhore, Jelena Tanaskoviç. Ata rrezikojnë deri në 12 vjet burgim nëse shpallen fajtorë për akuzat për kryerjen e veprave penale kundër sigurisë publike, rrezikimin e publikut dhe punime të paligjshme ndërtimi.

serbia

Sondazh

Poll