Bota

Protestat masive/ Vuçiç: Serbia është lodhur nga ata që e terrorizojnë dhe duhet të përgjigjet

Vuçiç tha gjithashtu se i fton njerëzit që të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të tregojnë se ata duan një Serbi të lirë.

21 Mars 2025, 15:36 Nga E. D
Protestat masive/ Vuçiç: Serbia është lodhur nga ata
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur se Serbia është lodhur nga ata që po e terrorizojnë që katër muaj, duke shtuar se ata duhet të bëjnë gjithçka që të shmangin dhunën, por po ashtu të kundërshtojnë ata që shkatërrojnë shtetin. Vuçiç tha gjithashtu se i fton njerëzit që të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të tregojnë se ata duan një Serbi të lirë.

“Po vlon në Serbi, por vetëm ata nuk e shohin këtë. Serbia është lodhur me ata që e kanë terrorizuar tash e katër muaj. Dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që t’iu përgjigjemi atyre që po e shkatërrojnë shtetin tonë”, tha Vuçiç përmes një video-adresimi në Instagram.

Pasi 16 persona vdiqën nga shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, një sërë protestash dhe bllokadash janë mbajtur, të organizuara nga studentët të cilët kanë bllokuar fakultetet për më shumë se tre muaj, duke kërkuar përgjegjësi për aksidentin.

Kërkesat e tyre janë mbështetur nga mësuesit, fermerët, avokatët dhe një numër qytetarësh. Në mbrëmjen e së enjtes dhe orët e para të së premtes, studentët bllokuan depon e kompanisë së transportit të qytetit në Beograd, prandaj 150 autobusë dhe 130 tramvaje nuk operuan mëngjesin e së premtes.

aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll