Bota

Fenomeni i rrallë në qiell këtë fundjavë, Afërdita kalon mes Tokës dhe Diellit, shkencëtarët: Mos u mundoni ta shihni...

Bëhet e ditur se një lidhje e tillë (siç e emërtojnë studiuesit rastin) ndodh kur dy trupa qiellorë shfaqen afër njëri-tjetrit. Për këtë mund të jenë dy planetë ose një planet dhe Dielli.

21 Mars 2025, 13:37 Nga M.B
Fenomeni i rrallë në qiell këtë fundjavë, Afërdita
Foto ilustruese


SHBA- Afërdita do të kalojë mes Tokës dhe Diellit këtë fundjavë, por mos u mundoni ta shihni, pasi sudiuesit thonë se është jashtëzakonisht e vështirë të dallosh pa pajisje speciale dhe një sy të stërvitur mirë.

“Shkëlqimi i Diellit e bën vërtet të vështirë për t’u parë”, tha Michelle Nichols nga Planetariumi Adler i Chicagos.

Bëhet e ditur se një lidhje e tillë (siç e emërtojnë studiuesit rastin) ndodh kur dy trupa qiellorë shfaqen afër njëri-tjetrit. Për këtë mund të jenë dy planetë ose një planet dhe Dielli. Një lidhje inferiore e Afërditës ndodh kur planeti kalon midis Diellit dhe Tokës dhe në fakt ndodh çdo 19 muaj për shkak të mënyrës se si dy planetët rrotullohen rreth Diellit. Afërdita është planeti i gjashtë më i madh dhe i dyti nga Dielli, sipas NASA-s.

“Disa njerëz e quajnë atë një puthje Afërdite sepse ne jemi jashtëzakonisht afër së bashku”, tha astronomi Geary Albright nga Universiteti James Madison. 

toka aferdita

Sondazh

Poll