Politike

VIDEO/ Rama ndan pamje nga skena ku do të mbajë fjalimet gjatë fushatës: Përgatitjet për fitoren e 10-të radhazi!

Rama u shpreh se skena është menduar si ajo e katër viteve më parë, një skenë rrethore.

20 Mars 2025, 19:23 Nga N.F
VIDEO/ Rama ndan pamje nga skena ku do të mbajë fjalimet gjatë
Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në një video të publikuar së fundmi në "Facebook" ka paraqitur pamjet nga përgatitja e ‘skenës’ ku duket se do të mbajë fjalime gjatë fushatës. Rama u shpreh se skena është menduar si ajo e katër viteve më parë, një skenë rrethore. Ndërkohë një monitor i madh pas krahëve të Ramës do të shfaqen në ekran imazhe, video, shifra apo arritjet që PS ka bërë në këtë mandat, por edhe projeksionet që do të arrihen deri 2030 nëse fitojnë zgjedhjet.

“Një pasaportë europiane për çdo shqiptar! Këtu kemi të ardhurat për frymë, do kemi edhe projeksionin e 2030-ës. Kemi edhe 3-fishin në 2024-ën. Paga mesatare, 1000 Euro në sektorin publik. Kjo e pensioneve ka edhe pak punë për t’u mbyllur. Kemi edhe një pjesë të punësimit në IT, në teknologjinë dixhitale. Shkalla e papunësisë, ky është projeksioni.

Kapacitetet prodhuese, kemi vetëm një prodhues me përfitime nga skemat mbështetëse dhe pastaj ata që janë shtuar. Shihni si është dyfishuar prodhimi, që në 2013-ën janë marrë 4 vepra, 4 pika të rëndësishme prodhuese që i janë dhënë një privati për TVSH-në. Krim, i pahetuar dhe pandëshkuar! Siç janë disa vepra të mëdha nga ato që bëjnë muuu… Jemi te uji… Shikojeni këtu, meqë flasim për ujë. Katastrofë në 2013-ën, vetëm 4 zona urbane. Shikoni matësit. Ulja e çmimitt ë barnave, ulja në raport me kur morëm ne detyrën. Heqja e TVSH-së, negociata direkte me kompanitë, të gjitha të ulura. Hapja e tregut, industria ushtarake”, shprehet Rama.

edi rama

Sondazh

Poll