Sport

(DV) Sylvinho: “Kemi probleme në mbrojtje, nesër do të vendosim për titullarët”…

Pasditen e sotme do të kemi stërvitjen e fundit që do të vlerësojmë lojtarët. Kemi edhe opsione të tjera si Ajeti dhe Mihaj dhe do të marrim një vendim”.

20 Mars 2025, 19:07 Nga DOSJA
(DV)  Sylvinho: “Kemi probleme në mbrojtje, nesër do të

ANGLI - Trajneri i Kombëtares kuqezi, braziliani Sylvinho, në konferencë tradicionale për shtyp, para ndeshjes startuese për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria do të përballet nesër me Anglinë në Wembley (ora 20:45), ka treguar situatën aktuale të kuqezinjve.

Që në fillim ky grumbullim ka nisur me probleme në mbrojtje. Kjo e bën edhe më të vështirë, duke ditur që përballemi me një nga ekipet me sulmin më të mirë në Europë?

“Kemi pasur disa probleme me Ismajlin dhe Kumbullën gjatë javës. Pasditen e sotme do të kemi stërvitjen e fundit që do të vlerësojmë lojtarët. Kemi edhe opsione të tjera si Ajeti dhe Mihaj dhe do të marrim një vendim”.

Koha e përgatitjes e vogël, a mjafton kjo për të përballuar Anglinë?

“Do të jetë e vështirë, por dhe e këndshme. E vërtetë që nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur. E kemi diskutuar dhe mes trajnerësh në FIFA, sa e vështirë është. Mos harrojmë që kemi ndeshje dhe ndaj Andorrës. Do jetë e vështirë sepse nuk ka mjaftueshëm kohë. Kemi përdorur video, diskutime me lojtarët, ato vijnë të lodhur duke qenë se kanë sezone të gjata. Nesër do vendosim për titullarët”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll