Sport

Nations League/ Kroaci - Francë, do të luhet pa teknologjinë të vijës së portës…

Këtë të enjte (20:45) skuadra franceze udhëton drejt Kroacisë në ndeshjen e parë çerekfinale të Nations League. Ndeshja do të luhet pa teknologji të vijës së portës, për shkak të gjendjes së rrënuar të stadiumit Poljud.

20 Mars 2025, 16:03 Nga DOSJA
Nations League/ Kroaci - Francë, do të luhet pa teknologjinë

KROACI - Do të ketë mungesa teknologjike gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të Nations League ndërmjet Kroacisë dhe Francës këtë të enjte.

Kështu, teknologjia e vijës së portës, nuk do të jetë e pranishme dhe për këtë arsye nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Espen Eskas, nëse topi do të kalonte plotësisht vijën e portës.

I inauguruar në vitin 1979, stadiumi Poljud nuk është i përshtatshëm për instalimin e teknologjive moderne. Duhet të theksohet se teknologjia e vijës së golit nuk u cilësua si një pajisje e detyrueshme në naations League, për shkak të kostos së saj të lartë.

Blutë tashmë janë përballur me një problem të këtij lloji. Më 21 nëntor 2023, në Athinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, dy skuadrat barazuan 2-2. 

Kingsley Coman iu anulua një gol në fund të ndeshjes kur topi kaloi vijën. Megjithatë, asgjë serioze, pasi Didier Deschamps dhe lojtarët e tij kishin siguruar tashmë kualifikimin e tyre. Por një lojë e tillë mund të ketë një tjetër ndikim në mbrëmjen e kësaj të enjte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll