Sport

HISTORIKE!... Kirsty Coventry presidente e IOC-s, një grua për herë të parë zgjidhet në krye të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Kirsty Coventry, 41 vjeç, nga Zimbabve, u zgjodh presidente e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar nga anëtarët e sesionit të 144-të të mbajtur të enjten në Costa Navarino të Greqisë.

20 Mars 2025, 16:54 Nga DOSJA
HISTORIKE!...  Kirsty Coventry presidente e IOC-s, një grua për

GREQI - Kirsty Coventry u zgjodh presidente e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të enjten në Costa Navarino të Greqisë, në raundin e parë të votimit nga anëtarët e mbledhjes së trupit në sesionin e 144-të të IOC-s. Ajo bëhet gruaja e parë që mban këtë pozicion.

Ish- kampionia olimpike 41-vjeçare e notit, e cila ka qenë anëtare e IOC-s që nga viti 2013, pason Thomas Bach, i cili nuk kandidonte për rizgjedhje.

Kështu, zimbabviania bëhet presidentja i dhjetë në historinë e institucionit olimpik. Mandati i saj është tetë vjet, i rinovueshëm një herë për katër vjet. Ajo do të marrë detyrën më 23 qershor 2025.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll