Sport

Një dron “spiunon” stërvitjen e Brazilit…

Stërvitja e Seleção u ndërpre për këtë arsye befasuese.

20 Mars 2025, 18:08 Nga DOSJA
Një dron “spiunon” stërvitjen e Brazilit…

BRAZIL - E mbledhur në Brasilia për t'u përgatitur për ndeshjet kundër Kolumbisë dhe Argjentinës në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, Seleçao ka përjetuar disa ndërprerje ditët e fundit.

Pas largimeve të Neymar, Ederson dhe Danilo për shkak të dëmtimeve javën e kaluar, këtë herë ishte një ngjarje e një natyre krejt tjetër që preku djemtë e Dorival Júnior.

Ndërhyri policia…

Gjatë seancës së sotme stërvitore, kombëtarja braziliane ka patur një vizitë të një droni. Njerëzit në fushë nuk kanë kuptuar se çfarë po ndodhte, ndërkohë që policia ushtarake ka kapur aparatin dhe ka arrestuar autorin.

Sipas Globo Esporte, ka qenë dikush që ka dashur të bëjë foto të seancës stërvitore pa lejen e Federatës. Kjo është hera e dytë në gjashtë muaj që një dron shfaqet mbi lojtarët e Seleçaos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll