Sport

Koeman: "Spanja? Në disa pika do të duhet të parkojmë autobusin te porta"

“Me Lamine Yamal dhe Nico Williams në korsitë e jashtme, ata gjithashtu kanë shumë ritëm”.

20 Mars 2025, 13:30 Nga DOSJA
Koeman: "Spanja? Në disa pika do të duhet të parkojmë

HOLANDE - Ronald Koeman, trajneri i Holandës, ka analizuar sfidën e sotme (20:45) kundër Spanjës, për çerekfinalet e Nations League:

"Spanja është shumë solide në posedimin e topit dhe ka mesfushorë të shkëlqyer mes rreshtave. Me Lamine Yamal dhe Nico Williams në korsitë e jashtme, ata gjithashtu kanë shumë ritëm”.

Prandaj do të jetë një sfidë emocionuese, me kampionët në fuqi të Evropës që kërkojnë të fillojnë fazën e eliminimit me fitore.

Do të jetë një ndeshje e vështirë për Holandën, pasi trajneri përsëriti: "Do të ketë momente kur do të duhet të parkojmë autobusin në portë, edhe nëse kjo nuk është ajo që ne vërtet duam të bëjmë. Megjithatë, ne duhet t'i bëjmë presion kur ata kanë topin," përsëriti ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2025, 10:44

Formula 1 mban zi për Eddie Jordan…

ANGLI - Në prag të testeve të para të GP-së kineze, një zi trondit paddokun e Formula 1. Eddie Jordan, pronar i ekipit me t&e...