Sport

Japonia fiton ndaj Bahreinit dhe siguron “biletën” e parë kualifikuese për në finalet e Kupës së Botës 2026!...

Golat kualifikues u shënuan nga ish-lojtari i Lazios, Daichi Kamada (66’), tani te Crystal Palace, dhe ylli i Real Sociedad, Takefusa Kubo (87’)

20 Mars 2025, 14:49 Nga DOSJA
Japonia fiton ndaj Bahreinit dhe siguron “biletën” e parë

JAPONI - Me fitoren 2-0 ndaj Bahreinit, Japonia u bë vendi i parë që kualifikohet për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm, ose finalistja e katërt, duke marrë parasysh vendet pritëse që, le të kujtojmë, në vitin 2026 do të jenë Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja.

Një kënaqësi e madhe për trajnerin Hajime Moriyasu, në krye të ekipit kombëtar të ‘Rising Sun’ që nga viti 2018 dhe për një vend, që po përjeton një ngritje të vazhdueshme nga pikëpamja futbollistike, duke qenë se pjesa më e madhe e skuadrës tani luan në disa nga skuadrat më të rëndësishme në Evropë.

Golat kualifikues u shënuan nga ish-lojtari i Lazios, Daichi Kamada (66’), tani te Crystal Palace, dhe ylli i Real Sociedad, Takefusa Kubo (87’), por skuadra kishte gjithashtu lojtarë të tillë si Endo (Liverpool), Mitom (Brighton), Ito (Bayern Munich) dhe madje edhe Suzuki, të cilët do të mund të mburren me biletën e parë të Kupës së Botës.

Ende në grupin e Japonisë, këtë mëngjes, Australia shtoi gjithashtu një tullë drejt kualifikimit direkt në turne duke mposhtur Indonezinë me rezultat të pastër 5-1 .

Kjo është renditja e Grupit C :

1. Japonia - 19 pikë (7 ndeshje të luajtura)
2. Australia - 10 pikë (7)
3. Arabia Saudite - 6 pikë (6)
4. Indonezia - 6 pikë (7)
5. Bahreini - 6 pikë (7)
6. Kina - 6 pikë (6)

B.T (Doosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2025, 10:44

Formula 1 mban zi për Eddie Jordan…

ANGLI - Në prag të testeve të para të GP-së kineze, një zi trondit paddokun e Formula 1. Eddie Jordan, pronar i ekipit me t&e...