Sport

Raphinha: "Për sa kohë që Neymar luan futboll, ai do ta ketë një vend te Seleçao"

Raphinha, ka ndryshuar dimension këtë vit. Në moshën 28-vjeçare, braziliani foli për “France Football” për ambiciet e tij me kombëtaren braziliane, tre vjet pas fiaskos së Kupës së Botës në Katar dhe një vit e gjysmë para Botërorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

20 Mars 2025, 13:00 Nga DOSJA
Raphinha: "Për sa kohë që Neymar luan futboll, ai do ta

BRAZIL - Kush do të vinte bast, pesë vjet më parë kur ai u transferua te Leeds nga Rennes, se Raphinha do të merrte një dimension të tillë dhe do të konsiderohej si një nga sulmuesit më të mirë në Evropë?

Jo shumë njerëz. Braziliani ka pasur një progresion linear pothuajse në kundërshtim me standardet aktuale, ku lojtarët zbulohen në nivelin më të lartë në moshat gjithnjë e më të reja.

Në një intervistë të gjatë për France Football lojtari 28-vjeçar ndau dukshëm ambiciet e tij me kombëtaren braziliane pas "zhgënjimit" të Kupës së Botës 2022 në Katar.

Ju luajtët Botërorin tuaj të parë në Katar në 2022, i shënuar nga një eliminim në çerekfinale kundër “Kroacisë në penallti (1-1, 2-4 me penallti). Si e përjetuat këtë zhgënjim?

Ishte një moment shumë i trishtuar. Ishte një tronditje për mua. Sinqerisht, më janë dashur më shumë se dy muaj për të përballuar zhgënjimin e këtij eliminimi. I gjithë ekipi ishte shumë i sigurt, ishim të bindur se mund të shkonim shumë më tej, se mund të bënim shumë më mirë. Eliminimi në atë mënyrë (Kroacia barazoi në kohën shtesë, në minutën e 117-të) ishte shumë e dhimbshme. Por mendoj se ne mësojmë nga gabimet tona. Vitin e ardhshëm do të jemi më të përgatitur dhe do të përpiqemi të bëjmë sa më pak gabime”.

Ka shumë talent në këtë ekip, por jo domosdoshmërish do të jesh favorit për Botërorin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara... Çfarë i mungon skuadrës braziliane për t'u rikthyer në krye?

“Mendoj se një rigjenerim, në përgjithësi, është i nevojshëm. Të gjitha klubet po kalojnë një proces rigjenerimi, me lojtarë të rinj. Më duket e natyrshme që në një moment kombëtarja mund të kalojë një rrugë të vështirë. Nuk do të jetë as hera e parë, as e fundit. Por jam i sigurt se do të përgatitemi shumë mirë për Botërorin e ardhshëm dhe do të luftojmë për atë që mendojmë se meritojmë”.

Neymar, i cili sapo është rikthyer në Santos dhe ka festuar ditëlindjen e tij të 33-të, a ka ende vend në këtë ekip brazilian, sipas jush?

“Pa dyshim. Për sa kohë që Neymar do të luajë futboll, do të ketë vend në kombëtare dhe do të jetë i rëndësishëm. Ai është një personalitet që ka rëndësi, si brenda dhe jashtë fushës, një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme, siç e ka dëshmuar ndër vite. Nuk ka asnjë arsye pse ai të mos kthehet në kombëtare. Ai është dikush që kur është fizikisht i aftë, mund t'i sjellë gjëra të mrekullueshme Seleçaos. Ne mund të ndihmojmë njëri-tjetrin për të arritur qëllime të mëdha”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2025, 10:44

Formula 1 mban zi për Eddie Jordan…

ANGLI - Në prag të testeve të para të GP-së kineze, një zi trondit paddokun e Formula 1. Eddie Jordan, pronar i ekipit me t&e...