Sport

Luis De La Fuente mbështet Lamine Yamal, i cili agjëron për Ramazan…

Para se të ndeshet me Holandën në Nations League të enjten, Luis De La Fuente foli për yllin e tij Lamine Yamal, i cili po e agjëron teksa kremton Ramazanin. Trajneri spanjol garanton se mrekullia e tij e re monitorohet dhe mbështetet nga stafi mjekësor në çdo çast.

20 Mars 2025, 11:00 Nga DOSJA
Luis De La Fuente mbështet Lamine Yamal, i cili agjëron për

SPANJE - Luis De La Fuente, trajneri i Spanjës, ka folur edhe për agjërimin dhe Ramazanin e Yamal: "Lamine Yamal po e jeton Ramazanin e tij normalisht.

Ai ndjek ritet e tij, rregullat e tij, të njëjtat që ndjek në klubin e tij. Ne, së bashku me stafin mjekësor dhe dietologun, vendosim udhëzime se kur duhet të hajë ose të pijë, dhe gjithçka bëhet normalisht.

Si gjithmonë, ne kërkojmë respektin maksimal për të gjitha format e zakoneve dhe besimeve të çdo individi. Kështu që nuk kam asgjë për të thënë më shumë, ai është i qetë, i aftë për ta përballuar këtë ndeshje, siç e ka treguar edhe në klubin e tij.

Nuk kisha përjetuar kurrë një situatë të tillë me një shok skuadre apo një lojtar që kam trajnuar. Por siç thashë, po ndodh krejtësisht normalisht”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2025, 10:44

Formula 1 mban zi për Eddie Jordan…

ANGLI - Në prag të testeve të para të GP-së kineze, një zi trondit paddokun e Formula 1. Eddie Jordan, pronar i ekipit me t&e...