Aktualitet

VIDEO/ Aksidenti me 4 viktima në aksin Fushë-Krujë-Vorë, betonieria ende në vendin e ngjarjes

Ndërkohë shoferi i betonieres me të cilën u përplas automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë, është identifikuar Aleksandër Krrashi. Ky i fundit u largua nga vendngjarja, por policia bën me dije se 24-vjeçari është shoqëruar tashmë për veprime të mëtejshme.

20 Mars 2025, 08:25 Nga M.B
VIDEO/ Aksidenti me 4 viktima në aksin Fushë-Krujë-Vorë,
Foto nga vendi i ngjarjes

FUSHË-PREZË- Betonieria me të cilën e u përplas makina brenda së cilës humbën jetën 4 të rinj në aksin Fushë-Krujë-Vorë vijon të jetë në vendin e ngjarjes. Siç mund të shihet nga fotot e siguruara nga Dosja.al, automjeti i cili u shkrumbua nga flakët pas përplasjes është larguar.

 

Enejd Laçi dhe Erild Laçi janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Vorë ku makina e tyre u përplas me një betoniere dhe shpërtheu në flakë duke u shkrumbuar plotësisht. Në automjet me ta ishin dhe dy të rinjt e tjerë që humbën jetën, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.

 

Ndërkohë shoferi i betonieres me të cilën u përplas automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë, është identifikuar Aleksandër Krrashi. Ky i fundit u largua nga vendngjarja, por policia bën me dije se 24-vjeçari është shoqëruar tashmë për veprime të mëtejshme.

 

aksidenti me 4 viktima

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Mars 2025, 08:06

Turizmi dhe të vërtetat e shifrave

Foto ilustruese TIRANË - Për të sqaruar opinionin publik, si fillim dua ta nis me një analizë të detajuar në lidhje me t...