Aktualitet

Aksidenti tragjik me 4 viktima në aksin Fushë-Krujë-Vorë, ja PAMJET nga vendi i ngjarjes (FOTO)

Mësohet se një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona. 

20 Mars 2025, 07:39 Nga M.B
Aksidenti tragjik me 4 viktima në aksin Fushë-Krujë-Vorë, ja
Foto nga vendi i ngjarjes

FUSHË-PREZË- Një aksident tragjik është regjistruar në aksin Fushë Krujë-Vorë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona. 

Sipas policisë në këtë aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip "Benz", 25-vjeçari me iniciale E. L., dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij, të rinjtë me iniciale E. L., 20-vjeç, E. K., 24-vjeç dhe A. L., 22-vjeç. Ndërkohë është shoqëruar për veprime të mëtejshme 24-vjeçarin që drejtonte betonieren.

Pamje e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë automjetin plotësisht të shkrumbuar nga flakët. 

aksident 4 viktima

Sondazh

Poll