Aktualitet

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Durrës dhe Sarandë.

20 Mars 2025, 07:29 Nga B.Z
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për
Moti

TIRANË - Këtë të enjte në territorin shqiptar do të kemi mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta kalimtare. Më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë shtrirjes Perëndimore.

Ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë edhe në zonat malore verilindore dhe juglindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Durrës dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

parashikimi i motit 20 mars 2025

Sondazh

Poll