Aktualitet

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë-Vorë, shkrumbohet totalisht makina, humbin jetën katër të rinj

Një automjet është përplasur me një betoniere të parkuar në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë ka shpërthyer në flakë. Si pasojë e flakëve janë djegur brenda mjetit katër persona, shoferi dhe tre pasagjerë në mjet.

20 Mars 2025, 07:25 Nga B.Z
Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë-Vorë, shkrumbohet
Pamje nga aksidenti

TIRANË - Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushë-Krujë Vorë pranë fshatit Fushë-Prezë.Një automjet është përplasur me një betoniere të parkuar në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë ka shpërthyer në flakë.

 Si pasojë e flakëve janë djegur brenda mjetit katër persona, shoferi dhe tre pasagjerë në mjet. Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. 

aksident tragik fushe-preze

Sondazh

Poll