Sport

Konfirmohet: Metropolitano do të presë finalen e Champions League 2027!...

Presidenti i RFEF, Rafael Louzán, ka bërë me dije, se finalja e vitit 2927 do të luhet në stadiumin e Atlético Madridit.

19 Mars 2025, 18:36 Nga DOSJA
Konfirmohet: Metropolitano do të presë finalen e Champions League

SPANJE - Rafael Louzán, president i RFEF-së, vizitoi punimet e rinovimit në stadiumin La Cartuja këtë të mërkurë.

Kujtojmë që finalja e radhës e Kupës së Mbretit do të mbahet më 26 prill. Një vizitë në të cilën ai foli edhe për mediat e pranishme.

Një paraqitje, në të cilën ai konfirmoi se stadiumi Metropolitano do të presë finalen e Champions League të vitit 2027, diçka që më parë ishte e panjohur. Fillimisht, terreni vendas i Atlético Madrid ishte një nga favoritët, së bashku me stadiumin e Baku në Azerbajxhan .

Megjithatë, këtë të mërkurë Rafael Louzán e ka pranuar publikisht: "Këtë vit Spanja ka finalen e Europa League në San Mamés, ne gjithashtu kemi të garantuar finalen e Champions League të vitit 2027 në Metropolitano në Madrid.

Por ne, do të kërkojmë që Sevilja të jetë në gjendje të presë një nga finalet e ardhshme evropiane në këtë stadium, qytetin dhe një infrastrukturë fantastike hoteliere për të pritur ngjarje të këtyre karakteristikave."

Kështu, stadiumi i ri i Atlético Madridit do të presë finalen e dytë të Champions League, pas finales së 2019-ës mes Liverpoolit dhe Tottenhamit, e cila përfundoi me kurorëzimin kampion të skuadrës së Anfieldit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll