19 Mars 2025, 09:19
Nga M.B
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për prezantimin e kandidatëve për deputetë të qarkut të Elbasanit nga PS. Rama, gjatë fjalës së tij u ndal sërish te çështja e integrimit për në Bashkimin Europian. Ai tha se vëzhguesit e uninonit na rrinë nga mbrapa çdo ditë për të parë ecurinë e reformave në vend. Rama bëri një krahasim mes tyre dhe patronazhistëve të Partisë Socialiste. Ai tha se këta të fundit nuk janë asgjë para atyre të BE-së.
"Ne kemi punuar për këtë ditë. Negociatat mund t’i mbyllim në 2027. Do të jetë rekord në të gjithë historinë e integrimit. E filluam nga vrima e kavallit dhe mund të jemi vendi që i kemi bërë shpejt negociatat. Tre vjet. Nuk ndodh. Negociatat, si faqe janë afro 300 mijë, që janë një kuadër i tërë rregullator dhe janë marrëveshje të vazhdueshme. Nëse ne lëkundemi më 11 maj, sikur 3 muaj kalojmë në paqartësi dhe ne nuk e kapim 2027. Ne nuk e dimë çfarë ndodh në Europë. Atyre u ka ndodhur një tronditje nga gjërat tjera dhe thonë se duhet të marrim Shqipërinë dhe Malin e Zi brenda.
Kur te gjitha parlamentet të ngrenë një nga një dorën, do të jetë një histori emocionesh të jashtëzakonshme. Deri përpara jo shumë kohës, i dinin për njerëz me bisht shqiptarët. Prandaj, nuk ka as demokratë e as socialistë. Këtu është momenti në histori kur PS është në kohën e duhur. Mund të kishte qëlluar PD, si atëherë, që nuk e votova. Një ditë jam fut në atë fole. 40 minuta mjaftuan, ia ndjeva erën dhe ika. Ama ishte partia që qëlloi në vendin dhe kohën e duhur, për të ndryshuar sistemin.
Mesazhi ynë i Shqipërisë 2030 lidhet me BE sepse në ndërkohë ata na shohin përditë. Në ndërkohë, ata na shohin përditë. Ne jemi me patronazhistë nga mbrapa. Patronazhistët e PS nuk janë asgjë fare, Patronazhistët që ka BE që na rrinë nga mbrapa cdo ditë… cdo të hënë dy ministre shkojnë atje që pyeten cfarë keni bërë javën që kaloi. Ka punë që bëhen, llogari që jepen. Patronazhistë. Edhe këtë e ndjekin. E dinë ata. E dinë për cfarë luftojmë ne, për cfarë lufton kënaeta. Dhe në fund bëjnë vlerësimin, cfarë tha populli shqiptar. Populli shqiptar duhet të na japë neve besimin", tha Rama.
edi rama
Politike
19 Mars 2025, 09:16
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kandidatët për deputet në Qarkun e Elbasanit ka ironizuar partitë e ...
Politike
19 Mars 2025, 09:09
B.Z
ELBASAN - Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të mërkurë një takim me kandidatët për deputetë të qar...
Politike
19 Mars 2025, 08:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kryeministri Edi Rama bën thirrje që çdo shqiptar të votojë numrin 5 në fletën e votimit ...
Politike
19 Mars 2025, 08:50
B.Z
Enkelejd Alibeaj
TIRANË - Përfaqësuesi i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me emrat e...
Politike
19 Mars 2025, 07:39
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - - Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes...
Politike
18 Mars 2025, 22:31
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga përgjimi që SPAK i ka bërë kryebashkiakut të ar...
Politike
18 Mars 2025, 21:24
r.ll
takimi ne shkoder
SHKODËR- Kryedemokrati Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve të Shkodrës të mos votojnë kandidat&eum...
Politike
18 Mars 2025, 21:05
N.F
Berisha
SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në qytetin e Shkodrës prezantoi ...
Politike
18 Mars 2025, 20:52
r.ll
sali berisha
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se programi "Made in Albania" do e ngrejë Shqipërinë në...
Politike
18 Mars 2025, 20:40
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tijnë qytetin e Shkodrës prezantoi programin p&...