Politike

“Numrin 5 në fletën e 11 majit!” Rama: Çdo shqiptar të investojë votën për të vazhduar pa ndalesë negociatat me BE

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se kjo është rruga për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE dhe për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

19 Mars 2025, 08:59 Nga M.B
“Numrin 5 në fletën e 11 majit!” Rama: Çdo shqiptar
Foto ilustruese

TIRANA- Kryeministri Edi Rama bën thirrje që çdo shqiptar të votojë numrin 5 në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 maji. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se kjo është rruga për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE dhe për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Ai thotë se çdo shqiptar nuk ka pse të shohë majtas e djashtash, por duhe që të votojë dikrete të majtën për atë që e quan "Shqipëria 2030".

“MIRËMËNGJES dhe me numrin 5 të Partisë Socialiste në fletën e 11 majit, ku çdo shqiptar e shqiptare do të duhet ta investojë votën për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE, anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, siguruar pashaportën europiane për vete e familjen, duke mos parë majtas e djathtas, po drejt, tek maja e Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

edi rama

Sondazh

Poll