Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së...

Rama thotë se është rastësi që zgjedhjet parlamentare janë në mes të negociatave dhe sipas tij kjo është një mundësi e mirë që shqiptarët ta konfirmojnë këtë vullnet përmes votës. 

19 Mars 2025, 09:09 Nga B.Z

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të

ELBASAN - Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të mërkurë një takim me kandidatët për deputetë të qarkut Elbasan në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se në këto zgjedhje është hapur një dritare e re për Shqipërinë ajo e BE-së. 

Rama thotë se është rastësi që zgjedhjet parlamentare janë në mes të negociatave dhe sipas tij kjo është një mundësi e mirë që shqiptarët ta konfirmojnë këtë vullnet përmes votës. 

Rama: Në këto zgjedhje për herë të parë mundësia e hyrjes në BE është jo vetëm reale por edhe aktuale. Nuk ka qënë deri më sot aktuale ka qënë reale. Është hapur një dritare që nuk do të rri hapur për një kohë të gjatë. Është e rëndësishme për tu kuptuar. Tani është mundësia për të bërë histori dhe ka përkuar me një palë zjedhje. Ne i kemi hapur negociatat vjet dhe objektivi supermabicioz i vendosur dhe i dakordësuar me komisionin Europian dhe udhëheqsit ishte fundit i vitit 2027. Kanë qëlluar zgjedhjet në mes dhe është themelore që zgjedhjet ta konfirmojnë këtë vullnet. 

edi rama zgjedhje parlamentare

Sondazh

Poll