Politike

Futi familjarët si kandidatë në listë të sigurt, Alibeaj: Ligji i keq të detyron të bësh strategji!

Alibeaj thotë se kjo sipas tij është një strategji. Alibeaj thotë se është dakordësuar me kandidatët e listës së hapur për të përfshirë familjarët në të sigurtën, dhe këta të fundit më pas do kishin mundësi të tërhiqen.

19 Mars 2025, 08:50 Nga B.Z
Futi familjarët si kandidatë në listë të sigurt,
Enkelejd Alibeaj

TIRANË - Përfaqësuesi i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me emrat e kandidatëve për deputet në këtë forcë politike ku në listë të sigurt kishte rreshtuar emrat e familjarëve të tij. 

Në një postim në rrjete sociale Alibeaj thotë se kjo sipas tij është një strategji. Alibeaj thotë se është dakordësuar me kandidatët e listës së hapur për të përfshirë familjarët në të sigurtën, dhe këta të fundit më pas do kishin mundësi të tërhiqen.

Alibeja thotë se ‘ligji i keq të detyron të bësh strategji’.

Postimi i Alibeajt:

LISTA TË HAPURA 100%!

Ligji i keq të detyron të bësh strategji ! E kam thënë që në 26 korrik 2024 kur pazari Rama-Berisha mbylli listën! Për këtë arsye, familjarët në listën e mbyllur, me garancinë për t'u dorëhequr pasuri.

Po, është e vërtetë! Pas konsultimit me 37 kandidatët e listës së hapur, vendosëm si koalicion që familjarët ishin në listën e mbyllur.

Nga ana ime, vendosa Nëna Valin, Gean dhe Megin deri ne rregjistrimin e listave. Por, kaq ishte momenti i lavdisë… dhe i stresit të tyre!

Nesër, dorëhiqen! Me gëzim madje!

VO: … unë e di sa u lodha t'i mbush mendjen Megit të futej në listë! Imagjinoj çlirimin e saj nesër!

Sipas listave të publikuara nga ky koalicion shihet se në listë të sigurt është vajza e Alibeajt, Gea Alibeaj e cila është vënë e 5-ta në radhë, pas saj vjen Valentina Hamza Alibeaj, mamaja e tij e renditur në vendin e 7-të dhe vajza tjetër e tij Meg Alibeaj e cila është e 11-ta në listë të sigurt. 

Futi familjarët si kandidatë në listë të sigurt,
Listat

enkelejd alibeaj zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll