Bota

Gjykata spanjolle miraton eutanazinë e 24-vjeçares pavarësisht kundërshtimeve të babait të saj

Babai pohoi se vajza e tij vuan nga çrregullime mendore që ndikojnë në aftësinë e saj për të marrë një vendim të saktë dhe të vetëdijshëm.

18 Mars 2025, 22:57 Nga N.F
Gjykata spanjolle miraton eutanazinë e 24-vjeçares pavarësisht
Gjykata spanjolle

SPANJË- Një gjykatë në Barcelonë miratoi eutanazinë e një vajze paraplegjike, duke refuzuar apelin e babait të saj për anulimin e menjëhershëm të saj. Më konkretisht, gjyqtarja Irene Urban me publikimin e vendimit të saj u shpreh se të përfshirët në proces ranë dakord që vajza e re vuan nga një gjendje e rëndë, kronike dhe e pashërueshme, pa asnjë provë për të kundërtën.

Ajo argumentoi se vajza e re është në gjendje të vendosë për këtë të drejtë "shumë personale" të saj, pavarësisht nga ajo që pretendon babai i saj, duke përmendur çrregullime mendore. Vajza e re, tashmë 24 vjeçe, u bë paraplegjike pasi u rrëzua nga kati i pestë i një pallati gjatë një tentative vetëvrasjeje në vitin 2022. Vajza kërkoi zyrtarisht eutanazinë në prill 2024.

Ekspertët nga Komiteti i Vlerësimit Katalanas miratuan kërkesën e saj korrikun e kaluar, pasi ata respektuan plotësisht ligjin që thotë se kushdo që vuan nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme ose ka dhimbje kronike që e bën të paaftë, mund të kërkojë ndihmën e një mjeku për të vdekur dhe kështu të shmangë dhimbjet e padurueshme.

Megjithatë, pak para datës së caktuar për eutanazinë e saj, më 2 gusht, gjykatat pranuan një apel të bërë nga shoqata ultra-konservatore Abogados Cristianos (Avokatët e krishterë), e cila përfaqësonte babain e vajzës, duke kërkuar pezullimin e procedurave.

Babai pohoi se vajza e tij vuan nga çrregullime mendore që ndikojnë në aftësinë e saj për të marrë një vendim të saktë dhe të vetëdijshëm. Ai pohoi gjithashtu se vajza e re ka tentuar disa herë në të kaluarën të vetëvritet, ndërsa ka lënë të kuptohet se më pas ka ndryshuar mendje, pasi nuk ndjen më një “dhimbje të padurueshme”.

Parlamenti spanjoll miratoi një ligj që dekriminalizon eutanazinë në vitin 2021, duke e bërë Spanjën një nga vendet e pakta të BE-së që lejon pacientët me sëmundje kronike dhe të pashërueshme të vendosin për fundin e jetës së tyre.

Megjithatë, kushtet për arritjen e këtij qëllimi mbeten shumë strikte. Konkretisht, aplikanti duhet të jetë "plot në dijeni" për veprimet e tij ose të saj në momentin e paraqitjes së kërkesës, si dhe duhet të dorëzohet me shkrim dhe të rikonfirmohet në një datë të mëvonshme, në mënyrë që të miratohet përfundimisht nga komisioni vlerësues.

gjykata spanjolle

Sondazh

Poll