Bota

Tragjedia e Koçanit/ Dy të lënduar dërgohen në Poloni për trajtim, mbi 500 persona dhurojnë gjak për personat që po trajtohen në Bullgari

Ambasadori çek në Maqedoni Jaroslav Ludva njoftoi në rrjetin social X se dje mirëpriti një ekip mjekësor nga Republika Çeke për të ndihmuar mjekët maqedonas të trajtojnë të plagosurit nga zjarri në Koçan.

18 Mars 2025, 22:05 Nga r.ll
Tragjedia e Koçanit/ Dy të lënduar dërgohen në Poloni
foto ilustruese

BULLGARI- Mbi 500 persona kanë dhuruar gjak për të lënduarit e incidentit tragjik në diskotekën e Koçanit, ka njoftuar Kryqi i Kuq në Bullgari.

Gjaku dhurohet në Spitalin Universitar për Trajtim Aktiv dhe Mjekësi Urgjente UMBALSP “N.I. Pirogov” dhe në Qendrën Kombëtare të Hematologjisë Transfuzive. Sot dhuruan gjak 381 persona, ndërsa dje në tre orë, kanë dhuruar mbi 120 persona.

Ndërkohë bëhet po ashtu me dije se dy të plagosur nga zjarri në Koçan u dërguan pasdite në Poloni për trajtim, informoi delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut në faqen e tij në Facebook.

“Ambasada e Polonisë ka siguruar transportin e ambulancës ajrore për dy persona të plagosur nga zjarri tragjik në Koçan. Pacientët do të marrin kujdesin e nevojshëm në Qendrën Lindore Polake për Trajtimin e Djegies dhe Kirurgjinë Rikonstruktive,” thuhet në deklaratë.

Ambasadori çek në Maqedoni Jaroslav Ludva njoftoi në rrjetin social X se dje mirëpriti një ekip mjekësor nga Republika Çeke për të ndihmuar mjekët maqedonas të trajtojnë të plagosurit nga zjarri në Koçan. Më tepër se 70 pacientë janë transferuar për trajtim jashtë vendit.

tragjedia e kocanit

Sondazh

Poll