Bota

Letonia kufizon kalimet në pikat e saj kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë, akuzon Moskën që ka organizuar fluks emigracioni artificial për të destabilizuar rajonin

Qeveria letoneze miratoi sot një masë që ndalon këmbësorët dhe mjetet pa motor të kalojnë tre pikat kufitare që janë ende të hapura në kufijtë me Rusinë dhe Bjellorusinë.

18 Mars 2025, 21:40 Nga N.F
Letonia kufizon kalimet në pikat e saj kufitare me Rusinë
Foto ilustruese

LETONI- Letonia ka vendosur të kufizojë kalimet në pikat e saj kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë, dhe të lejojë vetëm automjetet të hyjnë në territorin e saj, për shkak të fluksit të emigrantëve të organizuar nga Rusia. Letonia ka akuzuar Moskën për organizimin artificial të flukseve të migracionit për të destabilizuar rajonin.

Qeveria letoneze miratoi sot një masë që ndalon këmbësorët dhe mjetet pa motor të kalojnë tre pikat kufitare që janë ende të hapura në kufijtë me Rusinë dhe Bjellorusinë. Vendimi për të kufizuar kalimet në këto pika kufitare u mor duke marrë parasysh rreziqet e kërcënimeve hibride dhe krizave të migracionit. Qeveria mw tej denoncoi strategjitë e zbatuara nga Rusia dhe Bjellorusia për të organizuar flukse migracioni të dëmshme për vendet anëtare të BE-së.

Rojet kufitare letoneze shprehën kënaqësinë për këtë masë. Udhëheqësi i tyre, Gudis Pujac, tha se rojet kufitare po "vëzhgojnë grupe të organizuara" të emigrantëve në kufi. Sipas tij grupet po përpiqen të arrijnë pikat tona kufitare, por ata nuk kanë as leje qëndrimi dhe as vizë hyrjeje për zonën Shengen.

Kufizimet që do të hyjnë në fuqi nesër, të mërkurën, kanë të bëjnë me pikat kufitare në fshatrat Terekhova dhe Grebneva në kufi me Rusinë dhe në fshatin Paternyeki në kufi me Bjellorusinë. Letonia ka ngritur një gardh përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë dhe planifikon të bëjë të njëjtën gjë këtë vit në kufirin e saj me Rusinë.

letoni rusia

Sondazh

Poll