Bota

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut/ Vatikani: Gjatë ditës lutej e merret me punët e Kishës Katolike

Megjithatë, Vaikani shtoi se kjo nuk është një ndërprerje e përhershme, por një reduktim gradual. Në të njëjtën kohë, gjatë ditës, oksigjeni me fluks të lartë që i administrohej Papës filloi të zvogëlohej.

18 Mars 2025, 20:21 Nga M.L
Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut/
Papa Françesku

ITALI- Papa Françesku nuk kërkoi ndihmën e ventilimit joinvaziv mbrëmë siç bën me dije Vatikani. Megjithatë, Vaikani shtoi se kjo nuk është një ndërprerje e përhershme, por një reduktim gradual. Në të njëjtën kohë, gjatë ditës, oksigjeni me fluks të lartë që i administrohej Papës filloi të zvogëlohej.

Selia e Shenjtë shtoi se sot ka vijuar përmirësimi i lehtë i shëndetit të Françeskut, si për sa i përket fizioterapisë ashtu edhe ushtrimeve të frymëmarrjes. Papa gjatë ditës lutej, pushonte dhe merrej me punët e Kishës Katolike. Së fundi, për vizitën e mbretit Karl në Itali më 8 prill dhe mundësinë e takimit të tij me Papën, Vatikani thekson se programi i Papës shpallet gjithmonë vetëm pak ditë para takimeve të tij me personalitete nga fusha e politikës, artit apo shoqërisë civile.

papa françesku vatikani itali

Sondazh

Poll