18 Mars 2025, 18:48
Nga N.F
Lulzim Berisha
SPANJË- Pas 1 viti e 3 muaj nga arrestimi i Lulzim Berishës në Spanjë, ish-kreu i bandës së Durrësit, do të ekstradohet këtë të martë në orën 23:15 minuta në Tiranë. Lulzim Berisha ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare që prej vitit 2022 dhe pritet të mbërrijë në Rinas gjatë orëve të mbrëmjes.
Berisha ka humbur betejën ligjore në Spanjë, duke kundërshtuar ekstradimin në Shqipëri, pas 15 muajsh qëndrim atje, ku u gjet i transformuar, me mjekër të bardhë dhe tatuazhe në duar, duke përdorur një identitet bullgar.
Lulzim Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Berisha u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para afatit nga trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit Durrës. 4 vite më pas, Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet për ngjarje të tjera kriminale, vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili pretendon se gjithçka u bë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës. Lulzim Berisha "ra" edhe në sitën e OFL, e cila njoftoi se ai është subjekt i paketës Anti-KCK dhe se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë dhe burimin e origjinës.
Në tetor 2024 Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishajt, të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame. Vendimi për pushimin e çështjes u dha me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Kjo është hera e dytë që SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes, me argumentin se nuk ka prova që implikojnë këta dy persona në vrasjen e Lames. Herën e parë, trupa e gjykimit ia ktheu kërkesën prokurores Elida Kaçkini, duke kërkuar nga kjo e fundit hetime shtesë.
lulzim berisha
Aktualitet
18 Mars 2025, 16:44
E. D
pamje nga aksidentit
ATHINË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vdekjen tragjike të taksistit shqiptar, Gentian Kamberi, i cili u p&...
Aktualitet
18 Mars 2025, 15:56
N.F
Foto ilustruese
PRISHTINË- Zyra Kombëtare e Auditimit ka prezantuar rezultatet kryesore të tri auditimeve të kryera të performanc&...
Aktualitet
18 Mars 2025, 14:30
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës dhe një tjetër është proced...
Aktualitet
18 Mars 2025, 14:06
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Dimri në Kosovë nuk sjell vetëm të ftohtin, por edhe çmime të larta të perimeve. Domatet, spec...
Aktualitet
18 Mars 2025, 12:40
B.Z
Pamje nga sulmi
TIRANË - Pronari i kompanisë CFO Pharma, Nadir Causholli ka dhënë dëshminë e tij paraprake në lidhje me ...
Aktualitet
18 Mars 2025, 12:18
I.A
ASHK
TIRANË- Një denoncim i fortë ka mbërritur në redaksinë tonë lidhur me refuzimin e legalizimit të një bane...
Aktualitet
18 Mars 2025, 12:26
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi vodhi 1 automjet dhe tentoi të vidhte në 2 aut...
Aktualitet
18 Mars 2025, 11:48
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHKODRA- Një aksident fatal ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në Bërdicë. M&eum...
Aktualitet
18 Mars 2025, 11:38
Dosja
Nuredin Dumani
TIRANË - Vijon seanca në GJKKO për dosjen "Plumbi i Artë" ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po jep d&e...
Aktualitet
18 Mars 2025, 11:30
M.B
Lulzim Berisha
TIRANA- Ish-kreu i bandës së Durrësit Lulzim Berisha pritet të ekstradohet sot nga Spanja. Në gusht 2024 Gjyka...