Art&Argëtim

“Mos gënje, s’të vjen turp”, shpërthen keq Mozzik ndaj Loredanës, familja e reperes arsyeja e ndarjes: Dashuria s’nj

14 Janar 2020, 08:59 Nga DOSJA
“Mos gënje, s’të vjen turp”, shpërthen keq

KOSOVË– Reperi Mozzik nuk ka zgjatur shumë, dhe menjëherë pas intervistës së Loredana Zefit në NIN (Lexo këtu), ka reaguar përmes një shkrimi drejtuar ish-gruas së tij, ku flet me tone të ashpra, duke i çjerrë maskën, sipas tij, një femre që ka mashtruar gjatë gjithë deklaratës së saj mbrëmjen e djeshme.

“Bona llaf, bona… Unë i kam 24 vjet, mashkull i një familje që m’ka msu sa ka vlerë familja e sa ka vlerë respekti e dashunia…kuptojeni niher n’jetën e juve që unë nuk jom person që ndikohem nga mediat portalet apo televizionet…Kurrë sem kini pa tu reagu deri sot sa i përket jetës tem Private edhe kurrë s’keni mem pa…se karakteri jem osht beton… Copa copa me dërgun do njerz një intervistë, e pashë e kqyra e ndëgjova…

“Njeriu viktimizohet me shpresën që pastrohet e lirohet nga fajet apo diçka tjetër. Ti je Nanë e një Nanës nuk i ka hije me gënjy, sepse është ligësi…e një Nanës nuk i ka hije me gënjy! E atë engjullin e vogël mos e përdor mu viktimizu/mu bo viktimë/kinse e dashur..çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e don të kuptoj…por mos e përdor si të vetmen armë! Mu me njef ti, familja jote, rrethi yt e kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin edhe ty!

Dashuria nuk njef pare/famë/muzikë por ja që ti po njifka sepse je shumë e re në këtë lamijë!

E ti shumë mirë e din e njerzt e tu e dinë se cilat jon arsyet që unë jom largu nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kam cekur. Rrafsh 3 vite isha për ty si në të mirë e të keq…dhe do isha ende po të mos bëje bërllog ti!

 

Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë sja kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasia! Do ngelesh Nana e qikes tem, të uroj më të mirat në jetë. hera e fundit që flas për këtë temë! Marre pom vjen mu, marre për ksi sene pa lidhje, filma serialë…po nuk lejoj as me tentu me ma njollos emrin tem e t’familjes tem. S’kom nevoj me ia tregu qka tek ma shumë”- shkruan Mozzik në rrjete sociale.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz loredana zefi mozzik dhe loredana mozzik tregon arsyet e ndarjes reperi loredana zefi mozzik dhe loredana mozzik tregon arsyet e ndarjes reperi

Sondazh

Poll