Art&Argëtim

Ndërroi jetë 91-vjeçe, ja cila është lidhja familjare e Xhemi Shehut me spikeren e parë të RTSH-së, Stoli Beli: Tek ajo

14 Janar 2020, 07:59 Nga DOSJA
Ndërroi jetë 91-vjeçe, ja cila është lidhja familjare

TIRANË– Spikerja e parë e ekranit në Radio Televizionin Shqiptar Stoli Beli, e cila ndërroi jetë jetë në moshën 91-vjeçare disa ditë më parë ka një lidhje të ngushtë familjare me moderatoren Xhemi Shehu.

Në një intervistë të sajën 9 vite më parë, Stoli ka folur edhe për mbesën e saj, Xhemin, për të cilën shprehej se tek ajo shihte veten. Xhemi është vajza e mbesës (vajzës së vëllait) së Stolit, megjithatë ajo shprehej se e kishte konsideruar gjithmonë si të ishte mbesa e saj. 

“Është vajza e vajzës së vëllait (Moisiut), por unë e kam mbesë shpirti. Që të vogël e kam dashur shumë dhe kam ruajtur shumë kujtime nga ajo, që nga kartolinat që më ka shkruar e deri te suveniret. Xhemi me mamanë e saj, Çiljetën, vinin shpesh në shtëpinë time, ashtu si edhe unë te ato. E shihja teksa hidhte shtat dhe që atëherë e kam ndjerë që ajo do të çante në botën e artit. Drejt të them, kur e kam parë për herë të parë në ekran, kisha shumë frikë. Më rrihte zemra fort dhe emocionohesha, ndërsa tani jam krejt e sigurt te ajo. Në çdo dalje skenike të saj, më duket sikur shoh veten,”- rrëfente Stolia. 

Ajo tregonte asokohe se kishte ruajtur në shtëpinë e saj çdo artikull të shkruar në media për Xhemin, madje ruante edhe një album me foto, letra dhe kartolina të saj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz stoli beli xhemi shehu stoli beli xhemi shehu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Janar 2020, 19:51

SHBA– Ceremonia më e rëndësishme e ndarjes së çmimeve “Oscar 2020” do të mbahet më 9 shkurt të këtij viti. Ashtu si vitin e kaluar, pas 30 vitesh c...