Art&Argëtim

Luana Vjollca merr ‘Big Brother’? Reagon Arbana Osmani: Mos më pyesni, nëse do të jem unë prezantuesja…

14 Janar 2020, 07:29 Nga DOSJA
Luana Vjollca merr ‘Big Brother’? Reagon Arbana Osmani: Mos më

TIRANË– Moderatorja Arbana Osmani ka folur për herë të parë për rikthimin në drejtimin e reality-show “Big Brother” pas fjalëve se Luana Vjollca do të ishte pasardhësja e saj.

E pyetur nga ndjekësit në Instagram, Arbana ka treguar se formati do të rikthehet me shumë mundësi vitin që vjen por ende nuk është caktuar moderatorja. Megjithatë ajo nuk e ka mohuar fare si mundësi që të jetë ajo sërish në drejtim të emisionit.

PYETJA: Po “Big Brother” nuk do ketë më nga ty, na mungon ai format me ty në krye!

Arbana Osmani: Pyetja e jetës (as si je nuk më është bërë kjo pyetje) Big Brother do ketë, por jo këtë vit. Më vjen mirë që ky program kërkohet kaq shumë dhe uroj me gjithë zemër që Top Channel të mund ta sjellë vitin që vjen. Por mos më pyesni që tani nëse do të jem unë prezantuesja sepse pas një viti nuk e di çfarë do ndodhë…Ajo që di më siguri është që Top Channel si gjithmonë do bëjë zgjedhje të shkëlqyer!

Kohët e fundit ka qënë Luana Vjollca ajo që është përfolur si moderatorja e re e “BBA” për shkak të një deklarate që ajo bëri në emisionin e saj. Për më shumë detaje (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani big brother albania arbana osmani big brother albania

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Janar 2020, 19:51

SHBA– Ceremonia më e rëndësishme e ndarjes së çmimeve “Oscar 2020” do të mbahet më 9 shkurt të këtij viti. Ashtu si vitin e kaluar, pas 30 vitesh c...