Art&Argëtim

Turqit të ‘apasionuar’ pas modës italiane? Elisabetta Franchit i hakerohet llogaria e Instagramit, ja çfarë i shkruajnë

14 Janar 2020, 07:14 Nga DOSJA
Turqit të ‘apasionuar’ pas modës italiane? Elisabetta

ITALI– Stilistja e njohur e modës Elisabetta Franchi ka treguar se ishte viktimë e një ngjarje të pakëndshme. Mbrëmjen e djeshme profili i saj në Instagram u hakua nga ushtria turke. Kush është autori i këtij krimi nuk është zbuluar akoma, por ajo krahas postimeve të saj ka shkruar: Unë mendoj se ju duhet të rrisni sigurinë tuaj pak më shumë.

Flamuri turk është qartë i dukshëm, madje është vendosur edhe si  foto profili, sikur të mos mjaftonte as si postim. Një goditje mjaftë e forte kjo, për njërën prej mbretëreshave të modës italiane që ka parë profilin t’i vidhet. Elisabetta Franchi ndiqet nga 1.9 milion fansa në rrjetin social Instagram.

Shumë komente kanë ardhur nën postimin me flamurin, por nga ana tjetër disa përdorues besojnë se gjithçka është vetëm një lojë e stisur nga vetë stilistja.

A do të jetë në gjendje Elisabetta Franchi të rikuperojë profilin e saj në Instagram? Nuk është hera e parë që të famshëm italianë kanë kaluar këto lloj sulmesh.

Burimi: trendit.it

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elisabetta franchit elisabetta franchit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Janar 2020, 19:51

SHBA– Ceremonia më e rëndësishme e ndarjes së çmimeve “Oscar 2020” do të mbahet më 9 shkurt të këtij viti. Ashtu si vitin e kaluar, pas 30 vitesh c...