Sport

Largohen Kote dhe Tresa nga U-21për arsye dëmtimi, ftohet Renaldo Torraj

Trajneri Alban Bushi, për të mbushur boshllëkun ka vendosur që të ftojë Renaldo Torrajn e Teutës, i cili do të bashkohet sot me ekipoin U-21.

18 Mars 2025, 11:00 Nga DOSJA
Largohen Kote dhe Tresa nga U-21për arsye dëmtimi, ftohet Renaldo

TIRANE - Kombëtarja U-21 ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Greqisë dhe Luksemburgut.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista e lojtarëve ka pësuar ndryshim, pasi janë larguar nga grumbullimi I ekipit U-21, lojtarët Gjergji Kote dhe Ledjo Tresa për arsye dëmtimi.

Trajneri Alban Bushi, për të mbushur boshllëkun ka vendosur që të ftojë Renaldo Torrajn e Teutës, i cili do të bashkohet sot me ekipoin U-21.

Shqipëria U-21 do të vazhdojë normalisht përgatitjet për dy ndeshjet në transfertë. Më 21 mars, përfaqësuesja U-21 do të përballet me Greqinë në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00, ndërsa më 25 mars do të luajë kundër Luksemburgut në stadiumin “Georges Woehlfart”, në orën 18:30.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll