Aktualitet

U ekstradua dje nga Holanda, GJKKO lë në burg Kristi Bixhakun, pjesë e bandës së Laert Haxhiut

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit i kishte caktuar masën “Arrest me burg”, për veprat “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

17 Mars 2025, 17:41 Nga N.F

U ekstradua dje nga Holanda, GJKKO lë në burg Kristi Bixhakun,

TIRANË- GJKKO ka lënë në burg 30-vjeçarin, Kristi Bixhaku. I riu u ekstradua ditën e djeshme nga Holanda ndërsa është i dyshuar për një sërë veprash penale. Bixhaku mësohet së është edhe pjesë e bandës së Laert Haxhiut.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit i kishte caktuar masën “Arrest me burg”, për veprat “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Bixhaku në bashkëpunim me persona të tjerë ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë në shtëpinë e Bujar Turkut, në datë 31 dhjetor të vitit 2022. Po ashtu ai akuzohet edhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje ndaj Genci Hida. Kristi Bixheku, rezulton i ndaluar në 2021 si autor i dyshuar i vrasjes së Fridman Xhaferajt në Korçë, por që më pas u lirua pasi nuk u provua përfshirja e tij. 

 

gjkko kristi bixhaku

Sondazh

Poll