Bota

Tragjedia në Koçan/ Ja momentet e fundit të grupit të DNK-së para se të ndërronin jetë nga zjarri në diskotekën "Puls" (FOTO)

Viktima mbetën ishin këngëtari Andrej Gorgievski, bateristi Gjorgi Georgiev, pianisti Filip Stevanovski, fotografi Aleksandar Efremov, si dhe Sara Projkovska dhe kitaristi Aleksandar Kolarov.

17 Mars 2025, 19:27 Nga E. D
Tragjedia në Koçan/ Ja momentet e fundit të grupit të
pamje nga vendngjarja

MAQEDONIA E VERIUT- 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë mbetën të plagosur nga zjarri që shpërtheu në diskotekën "Puls" Koçan të Maqedoninësë së Veriut. Mes viktimave ishin dhe disa prej anëtarëve të grupit të njohur hip-hop DNK dhe stafit të tyre, të cilët po performonin atë natë në lokalin e natës. Viktima mbetën ishin këngëtari Andrej Gorgievski, bateristi Gjorgi Georgiev, pianisti Filip Stevanovski, fotografi Aleksandar Efremov, si dhe Sara Projkovska dhe kitaristi Aleksandar Kolarov.

Sipas dëshmive, Gorgievski u pa për herë të fundit duke u kthyer brenda në diskotekë për të shpëtuar të rinjtë, një akt heroik që fatkeqësisht i kushtoi jetën. Grupi DNK, i themeluar në fillim të viteve 2000 nga Vladimir Blazev Panço dhe Gorgievski, ka qenë një emër i rëndësishëm në skenën hip-hop dhe R’n’B maqedonase, me hite si “Fala” dhe “Ako utre me nema”. Kjo tragjedi ka lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore dhe në zemrat e fansave, ndërsa kujtimi i tyre do të jetojë përmes muzikës që lanë pas.

Tragjedia në Koçan/ Ja momentet e fundit të grupit të

Çfarë ndodhi në diskotekën "Puls"?

Zjarri në lokalin e natës në Koçan shpërtheu në orët e para të së dielës pasi shkëndijat e mjeteve piroteknike, të përdorura për efekt ndriçimi, ia vunë flakën çatisë. Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa Grupi DNK po performonte. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se çatia e lokalit u dogj dhe u shemb në disa vende, duke lënë të ekspozuara dhe të nxira trarët e tij të brendshëm prej druri.

Si pasojë e zjarrit 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë mbetën të plagosur. Gjithashtu 20 prej të lënduarve dhe tre të vdekur janë nën moshën 18-vjeçare,  Mbi 155 persona janë shtruar në spitale kryesisht në klinikat e Shkupit dhe qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit. Po ashtu 20 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Disa pacientë u dërguan për mjekim në Bullgari, Serbi dhe Greqi. 

 

 

tragjedia ne kocan

Sondazh

Poll