Bota

"Një akt terrorizmi"/ Lituania akuzon Rusinë për zjarrin në dyqanin "Ikea" në Vilnius

Dy të dyshuar ukrainas janë arrestuar për sulmin, njëri në Lituani dhe tjetri në Poloni

17 Mars 2025, 19:16 Nga A.Ll

"Një akt terrorizmi"/ Lituania akuzon Rusinë për

LITUANI - Prokurorët lituanezë thonë se shërbimi i inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU, ishte pas një sulmi me zjarr në një dyqan mobiljesh Ikea në kryeqytetin e shtetit Baltik, Vilnius vitin e kaluar.

Dy të dyshuar ukrainas janë arrestuar, njëri në Lituani dhe tjetri në Poloni, për sulmin, të cilin prokurori Arturas Urbelis e quajti "një akt terrorizmi".

Ai tha se hetimet e ndërmjetësve kishin vërtetuar se "kjo është e lidhur me inteligjencën ushtarake, me shërbimet e sigurisë".

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se Lituania kishte “konfirmuar dyshimet tona se përgjegjëse për ndezjen e zjarreve në qendrat tregtare në Vilnius dhe Varshavë janë shërbimet sekrete ruse”.

“Më mirë të dihet përpara negociatave. Kështu është natyra e këtij shteti”, ka shkruar ai në një postim në X.

Rusia ka mohuar akuzat e përsëritura nga vendet e NATO-s se shërbimet e saj sekrete janë të përfshira në operacione sabotuese në të gjithë Evropën.

 

lituani rusi dyqani ikea sulmi

Sondazh

Poll