17 Mars 2025, 18:47
Nga N.F
Foto ilustruese
KOÇAN- Zjarri vdekjeprurës në klubin e natës në Maqedoninë e Veriut shumë personave u ka rikthyer në mendje një raat tjetër tragjik, atë të vitit 2013 në Brazil. Ngjarja e rëndë në Brazil u paraqit në serialin e Netflix, “The Endless Night” duke përshkruar historinë e zjarrit katastrofik që shpërtheu në vitin 2013 në klubin e natës ‘Kiss’ në Santa Maria.
Në atë tragjedi humbën jetën 242 persona, kryesisht studentë të rinj nga mosha 18 deri në 30 vjeç, ndërsa mbi 600 pësuan lëndime të rënda. Zjarri shpërtheu pasi një anëtar i grupit ndezi fishekzjarre gjatë një shfaqjeje dhe flakët u kapën nga materiali në izolimin e tavanit.
Seriali u realizua në vitin 2022 dhe fokusohet në pasojat e tragjedisë, duke përshkruar luftën e prindërve dhe familjeve të viktimave për të arritur drejtësinë, përgjigjet dhe njohjen e përgjegjësisë. Seriali nxjerr në pah sa shumë kanë dështuar institucionet, nga kontrolli i dobët i kushteve të sigurisë në klub, tek mungesa e daljeve adekuate emergjente, te korrupsioni dhe proceset e ngadalta gjyqësore që kanë lënë në agoni familjet e viktimave prej vitesh.
Në pesë episode paraqiten historitë personale të të mbijetuarve, familjarëve dhe miqve të viktimave, duke parë traumat e tyre, por edhe luftën e tyre të palodhur për të vërtetën dhe drejtësinë. Seriali është një përshtatje e librit ‘Todo Dia a Mesma Noite’ nga gazetarja braziliane Daniela Arbex, e cila përmes kërkimit të saj dha një përshkrim të plotë të tragjedisë dhe pasojave të saj.
Arbex kaloi vite duke folur me të mbijetuarit, familjet e viktimave, mjekët, zjarrfikësit dhe dëshmitarët e tjerë kyç për të rindërtuar ngjarjet e asaj nate fatale dhe për të sqaruar se çfarë shkoi keq. Libri ka fituar ndikim të madh në Brazil, sepse jo vetëm që përshkruan historinë e një prej tragjedive më të mëdha civile të vendit, por gjithashtu ekspozon dështimet dhe neglizhencën serioze që e bënë të mundur tragjedinë. Seriali u filmua në vende autentike në Brazil dhe ekipi i prodhimit bashkëpunoi me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave për të siguruar që portretizimi të ishte sa më i saktë dhe dinjitoz.
tragjedia ne koçan
Bota
17 Mars 2025, 18:58
E. D
pamje nga vendngjarja
MAQEDONI E VERIUT- Qindra qytetarë në Koçan të Maqedonisë së Veriut protestuan më 17 mars pë...
Bota
17 Mars 2025, 18:45
E. D
Donald Trump
SHBA- Ndërsa Donald Trump flet për “oqeanin e madh të bukur” që ndan SHBA-në nga lufta në Ukra...
Bota
17 Mars 2025, 18:45
A.Ll
Selia e OKB
OBSH - Shkurtimet e administrates Trump për ndihmën e huaj mund të kushtojnë jetën e miliona njerëzve në mba...
Bota
17 Mars 2025, 18:11
M.L
MAQEDONI E VERIUT- Pas tragjedisë së ndodhur orët e para të ditës së djeshme me 59 viktima e dhjetëra të plagosur...
Bota
17 Mars 2025, 18:02
E. D
foto ilustruese
BOSNJE HERCEGOVINË- Qeveria e Bosnje-Hercegovinës do të shpallë 18 marsin ditë zie, pas tragjedisë q&eum...
Bota
17 Mars 2025, 17:52
E. D
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara raportuan shpërthimin e parë të gripit vdekjeprurës të shpendëve H7N9 në ...
Bota
17 Mars 2025, 17:34
M.L
Foto ilustruese
SIRI- Detaje tronditëse po dalin në dritë rreth masakrës së alavitëve në Siri, pas ...
Bota
17 Mars 2025, 17:33
E. D
Mark Carney dhe Emanuel Macron
PARIS- Kryeministri i ri i Kanadasë Mark Carney u prit ditën e sotme në Pallatin Elysee nga preside...
Bota
17 Mars 2025, 17:13
M.L
Richard Burrows
ANGLI- Richard Burrows, një ish-mjeshtër i një shkolle me konvikt, kaloi dekada duke jetuar në një zonë q&eum...
Bota
17 Mars 2025, 16:41
M.L
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Policia ka arrestuar ditën e sotme 23 persona si të dyshuar për përfshirjen në tragjedinë ...