Bota

Tragjedia 59 viktima në Koçan/ Bosnjë-Hercegovina shpall të martën ditë zie

Dita e zisë shënohet me vendosjen e detyrueshme të flamurit të Bosnjë-Hercegovinës në gjysmështizë, në ndërtesat e autoriteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, institucioneve publike, institucioneve dhe subjekteve të tjera juridike në territorin e Federatës së BeH.

17 Mars 2025, 18:02 Nga E. D
Tragjedia 59 viktima në Koçan/ Bosnjë-Hercegovina shpall
foto ilustruese

BOSNJE HERCEGOVINË- Qeveria e Bosnje-Hercegovinës do të shpallë 18 marsin ditë zie, pas tragjedisë që ndodhi në diskotekën "Puls" në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe mbi 155 mbetën të plagosur. Vendimi u miratua në Parlament në seancën e sotme urgjente për shkak të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut.

Ky vendim është marrë për t’i shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave të tragjedisë që ndodhi më 16 mars 2025 në qytetin e Koçanit, Maqedonia e Veriut, kur të paktën 59 persona humbën jetën nga zjarri.

Dita e zisë shënohet me vendosjen e detyrueshme të flamurit të Bosnjë-Hercegovinës në gjysmështizë, në ndërtesat e autoriteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, institucioneve publike, institucioneve dhe subjekteve të tjera juridike në territorin e Federatës së BeH.

Në ditën e zisë, programet kulturore dhe argëtuese nuk mund të mbahen në vende publike dhe mediat në janë të detyruara të harmonizojnë dhe përshtatin përmbajtjen e tyre programore me Ditën e Zisë.

bosnjë-hercegovina tragjedia ne maqedonine everiut

Sondazh

Poll