Politike

"Në Fier do thyejmë rekord, marrim 10 deputetë", Rama: Anëtarësimi në BE si martesa, dorëzon një pjesë të sovranitetit! Jam martuar më shumë se një herë, e di më mirë se ju

Ai e quajti objektiv të arritshëm marrjen e 10 deputetëve, por shtoi se nëse PS punon më fort, mund të arrijnë më shumë se kaq. 

17 Mars 2025, 18:06 Nga N.F
"Në Fier do thyejmë rekord, marrim 10 deputetë", Rama:
Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para kandidatëve për deputet në qarkun e Fierit u shpreh se Partia Socialiste do të thyejë një rekord në vota dhe se do të sigurojë së paku 10 deputetë në këtë qark. Rama shtoi se nuk ka shans që një tjetër forcë politike të fitojë në Fier, duke theksuar se kush nuk voton PS-në, voton kot. Ai e quajti objektiv të arritshëm marrjen e 10 deputetëve, por shtoi se nëse PS punon më fort, mund të arrijnë më shumë se kaq. 

"Në Fier do thyejmë rekord në vota. Në Fier nuk ka shans askush tjetër, përpos PS. Ata nuk kanë çfarë të fitojnë. Kush nuk voton PS-në, hedh votën kot.

Do jetë rezultat spektakolar. Objektivi ynë është minimumi 10 deputetë. Pastaj, nëse punojmë më fort, mund të kemi edhe më shumë se kaq deputetë në parlament," tha Rama.

Ai gjithashtu shtoi se Partia Socialiste do të garantojë barazinë para ligjit. Sa i përket anëtarësimit në BE Rama bëri një krahasim me martësën ku sipas tij dorëzohet një pjesë e sovranitetit. Ai theksoi se ai është martuar disa herë dhe e di shumë mirë si proces.

"Barazia para ligjit mund të garantohet nga ne, por ja ku keni palën tjetër që thotë sa të vijmë ne, do shkrijmë SPAK-un, do i marrim shpatën. Ndërkohë, që BE nuk të le ta prekësh atë shpatë. Sepse me anëtarësimin në BE, dorëzon një pjesë të sovranitetit. Njësoj sikurse ndodh kur martohesh. Kush është i martuar këtu, e di. Unë jam martuar më shumë se njëherë, e di më mirë se ju.

Janë dhe standardet e jetës. Kur hyn në Bashkimin Europian, hyn në një kategori që është kategoria e përfituesve. Ne në gati 10 vjet, kemi marrë 1 miliard e ca mbështetje. Në BE, 1 miliard euro do marrim çdo vit," tha ai.

rama

Sondazh

Poll