Politike

Rama në Fier: Komunikimi ynë me njerëzit duhet fokusuar te pesha historike e këtyre zgjedhjeve, lidhet me fatin evropian të Shqipërisë

Rama tha se vendi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian brenda një mandati të vetëm 

17 Mars 2025, 17:18 Nga r.ll
Rama në Fier: Komunikimi ynë me njerëzit duhet fokusuar te pesha
edi rama

FIER- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me ekipin e kandidatëve për deputet në qarkun e Fierit. E pranishme në takim është dhe drejtuesja politike e qarkut, zëvendëskryeministrj Belinda Balluku.

Pas prezantimit nga Balluku, fjalën e mori kryeminsistri, ku tha se komunikimi me njerëzit duhet të fokusohet te pesha historike që kanë këto zgjedhje dhe që lidhet me fatin evropian të Shqipërisë. Rama tha se vendi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian brenda një mandati të vetëm 

“Jeni me siguri i vetmi grup deputetësh nga e gjithë skuadra, që prezantoheni tre herë. Kjo tregon që keni krijuar sinergji të plotë, që edhe drejtuesja politike mezi pret t’iu prezantojë. Dua të them që, kini parasysh se komunikimi ynë me të gjithë njerëzit me të cilët do të flasim përmes jush, duhet të jetë i fokusuar, me kryefjalë peshën historike që kanë këto zgjedhje. Pesha historike e këtyre zgjedhjeve lidhet me fatin evropian të Shqipërisë. Për herë të parë, qysh se ne e kemi nisur si shtet këtë rrugëtim është hapur një dritare mundësie që është e prekshme dhe aktuale. Mund të bëhemi anëtar të BE në harkun e një mandati të vetëm”, tha Rama.

edi rama ne fier

Sondazh

Poll