Politike

Konferenca e PPE në Podgoricë, Berisha: PD përfaqësohet nga një delegacion i nivelit të lartë, si dëshmi e angazhimit tonë për përshpejtimin e integrimit

Berisha në një postim në "Facebook" shkruan se kjo konferencë konfirmon angazhimin e Bashkimit Europian për rajonin dhe se ai do të flasë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

17 Mars 2025, 16:50 Nga N.F
Konferenca e PPE në Podgoricë, Berisha: PD përfaqësohet nga
Berisha

PODGORICË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme është i pranishëm në Podgoricë, ku do të marrë pjesë në një konferencë të nivelit të lartë të organizuar nga Partia Popullore Europiane, që fokusohet mbi zgjerimin e Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor.

Berisha në një postim në "Facebook" shkruan se kjo konferencë konfirmon angazhimin e Bashkimit Europian për rajonin dhe se ai do të flasë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Partisë Demokratike, përmes një delegacioni të nivelit të lartë, si dëshmi e angazhimit të partisë për përshpejtimin e procesit të integrimit europian të vendit.

Postimi i Berishës:

Sot në Podgoricë, në konferencën e nivelit të lartë të organizuar nga PPE mbi zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Me pjesëmarrjen e Presidentit të PPE-së, z. Manfred Weber, konferenca konfirmon angazhimin europian për rajonin.

I ftuar në një panel me përfaqësues të lartë nga rajoni, do të flas mbi procesin e integrimit. Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësohet nga një delegacion i nivelit të lartë, si dëshmi e angazhimit tonë për përshpejtimin e integrimit.

berisha

Sondazh

Poll