Aktualitet

U kap me 2800 euro false, vihet në pranga 20-vjeçari në Tiranë

Gjithashtu policia njofton se janë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara false. 

17 Mars 2025, 09:55 Nga M.B
U kap me 2800 euro false, vihet në pranga 20-vjeçari në
Para

TIRANA- Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap në flagrancë me 2800 euro të dyshuara false. Sipas njoftimit lidhur me rastin janë proceduar penalisht 2 persona për moskallëzim krimi. Gjithashtu policia njofton se janë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara false. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

DVP Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “FALSE”. U kap në flagrancë me 2800 euro të dyshuara false, vihet në pranga 20-vjeçari. Procedohen penalisht 2 shtetas, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen kartëmonedhat e dyshuara false.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas që posedonte kartëmonedha false, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “False”.

Në sheshin “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin A. Q. dhe pasagjerë shtetasit D. M. dhe S. Q. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. Q. i janë gjetur kartmonedha euro të prerjeve 100 dhe 200, të dyshuara të falsifikuara (në total 2800 euro), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Falsikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Q., 23 vjeç(vëllai i 20-vjeçarit) dhe D. M., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

tirana

Sondazh

Poll